Jetë si në mesjetë, përgjysmohet numri i familjeve në dy fshatra, nuk ka ujë e rrugë

Mungesa e ujit dhe e rrugëve nëfshatrat Kërkovë dhe oshtimë të Vlorës ka bërë që numri i familjeve të përgjysmohet.Banorët e mbetur kërkojnë ndërhyrjen sa më të shpejtë duke theksuar se rubineteti hapin vetëm gjysmë orë në dy ditë.

200 familje në fshatin Kërkovë dhe oshtimë në Vlorës jetojnë në  kushte mjerimi.

Banorët shprehen se për 30 vite nuk kanë parë investime, ndërsa rubinetethapen vetëm 30 minuta në 2 ditë për tu furnizuar sado pak me ujë.

Situata mbetet e njëjtë edhe pas ndarjes së re administrative.

Infrastruktura po ashtu mbetet shqetësimi kryesor.

Janë 3 kilometër që lidhin fshatin me hyrjen e vjetër të Vlorës, por pamjetflasin vetë.

Për shkak të mungesës së ndërhyrjes familje të tëra kanë vendosur tëlargohen.

Më parë në Kërkovë regjistroheshin 150 familje, por tashmë janë vetëm 80,ndërsa në oshtimë nga 250 familje kanë mbetur vetëm 120.