Misioni vazhdon, një pjesë e armatës së infermierëve të Italisë tani në “COVID2”
Plot 50 infermierë të rinj i bashkohen stafitmjekësor të spitalit Covid2 “Shefqet Ndroqi” në luftë kundër koronavirusit. Njëpjesë e tyre kanë qenë dhe në misionin e parë në Itali në ndihmë të luftës kundërkoronavirusit.
“Një pjesë e juaj, pra e armatës së re të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë edhe një pjesë e infermierëve të cilët kanë qenë në misionin e parë të dërguar në Itali dhe kanë marrë aty eksperiencën e nevojshme, eksperiencë e cila patjetër do të transmetohet tashmë në këtë spital. Janë 50 infermierë që i shtohen spitalit COVID2”, tha Manastirliu.
Gjatë bashkëbisedimit me stafin e spitalitCOVID2, Manastirliu tha se po bëhen përgatitjet edhe për periudhën e vjeshtë-dimritpër të fuqizuar kapacitetet spitalore.
Manastirliu deklaroi se pavarësisht masave tëmarra, roli i qytetarëve është vendimtar për këputjen e zinxhirit të infeksionit,duke bërë apel për të zbatuar masat e thjeshta.
“Është në dorën e secilit prej nesh këputja e zinxhirit të infeksionit, duke zbatuar masat e thjeshta, me vendosjen e maskës, ruajtjen e distancimit fizik dhe higjienën personale. Kjo është për të mirën e përbashkët dhe për shëndetin e qytetarëve”, tha Manastirliu.