IKMT nis prishjen e dy pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Hamallaj

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes sëTerritorit, ka nisur prishjen e dy pallateve pesë katësh në Hamallaj, Durrës.

Objektet janë vlerësuar si të pabanueshëm dhetë rrezikshëm nga ekspertët, me dëmtime të rënda nga tërmeti i nëntorit tëvitit të kaluar.

Njëkohësisht, IKMT vazhdon të prishë të tjeraobjekte të dëmtuara nga tërmeti dhe të shpallura të rrezikshme, në Shijak, nëDurrës, në Ishëm, ku vetëm gjatë kësaj jave, janë prishur respektivisht: njëpallat pesë katësh dhe dy shtesa pallatesh pesë dhe dy kateshe në Shijak; njëpallat pesë katësh në Durrës, një pallat tre katësh në Ishëm.

Prej fillimit të punës për prishjen eobjekteve të dëmtuara nga tërmeti për të nisur ndërtimin e godinave të reja,IKMT ka prishur 130 objekte me përmasa të konsiderueshme.

Nuk është shënuar asnjë incident, apomosmarrëveshje me banorët.