Daçiç: Zbatimi i marrëveshjes në interes të Serbisë

Kryeministri serb Ivica Daçiç thotë se qeveria e tij do të bëjë gjithcka që mundet për zbatimin e plotë të marrëveshja e arritur me Kosovën, por kjo sipas tij nuk do të thotë se Serbia e njeh Kosovën.Gjatë një debati në komitetin e jashtëm të Parlamentit Europian Dacic tha se marrëveshja e 19 Prill do të zbatohet dhe nuk ka vend për dyshim, ndërsa theksoi se është i vetëdijshëm për situatën në terren.E pyetur nga raportuesja për kosovën në PE, Ulrike Lunacek, nëse Serbia ka bllokuar pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Ohrit, Daçiç tha se Serbia nuk ka kundërshtim që Prishtina të marrë pjesë në takimet rajonale, por për këto takime duhet të vendosEn rregulla të qarta.Eurodeputetët e pyetën kryeministrin serb edhe për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Moskës, e cila, sipas Edëard Kukana, "është në një farë dyshimi për sa i përket orientimit evropian të Serbisë."Kryeministri serb gjithashtu foli edhe për reformat e ndërmarra nga qeveria dhe theksoi se toleranca do të jetë zero zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.