Qeveria e Kosovës miraton planin e zbatimit të marrëveshjes me Serbinë

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka miratuar nënshkrimin e planit të zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, të parafuar nga kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, të mërkurën në Bruksel."Kjo marrëveshje ka kompromise, por jemi siguruar që secili kompromis të jetë i tillë që shërben në të mirë të interesave të qytetarëve të Kosovës si në veri ashtu edhe në jug. Me këtë marrëveshje, Kosova ju ka dhënë një shans ideal qytetarëve tanë në veri, që të bëhen pjesë e pandarë e shoqërisë tonë demokratike", citohet të ketë thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.Sipas tij, i tërë plani është planifikuar që të implementohet brenda gjashtëmujorit të ardhshëm.