Kiril: Kosova nuk duhet humbur kurrë

Patrarku rus Kiril ka deklaruar se kisha ruse dhe populli sllav kurrë nuk do t’ia kthejë shpinën serbëve të Kosovës dhe ka shtuar se “Kosova nuk duhet humbur”.“Duhet t’iu përmbaheni të gjitha presioneve dhe momenteve të rënda, sepse Kosova, ky vend i shenjtë, dhe populli që jeton atje, nuk duhen humbur”, ka thënë ai për gazetën serbe, Veçernje Novosti.Kiril ka thënë se asnjë lloj ndryshimi politik e as arsye të tjera, nuk do t’i shtyjnë rusët që të harrojnë lidhjen shumëshekullore shpirtërore me serbët.