Fule:Marrëveshja ndryshoi perspektivën e Ballkanit Perëndimor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2013, 13:55
Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, ka thënë se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë ka ndryshuar perspektivën e gjithë Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.“Serbia dhe Kosova kanë arritur marrëveshje historike”, ka thënë Fule, duke hapur konferencën për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, e cila ka nisur në kryeqytetin irlandez.Ai ka theksuar se procesi i zgjerimit ka ruajtur vrullin dhe se do të vazhdojë edhe pas pranimit të Kroacisë në BE, më 1 korrik.Fule po ashtu ka thënë se vendet e rajonit tani duhet të përqendrohen në forcimin e sundimit të ligjit dhe në kapërcimin e krizës ekonomike.