Greqi, ish ushtarakët: Jo shqipëtarëve, maqedonasve e turqve në armatën greke

Ish ushtaraket grek në pension kërkojnë të mos hyjnë në ushtrinë greke shqiptarët, maqedonasit dhe turqit."Nuk duhet të lejohen që të jenë pjesë e ushtrisë greke" thuhet në kërkesën e tyre. Ndërsa i bëjnë thirrje për shfuqizimin e ligjit të nxjerrë nga Ministria e Mbrojtjes në vitin 2011, që u lejon shtetasve që kanë nënshtetësi greke të hyjnë në shkollat ushtarake.Sipas ish-ushtarakëve ky ligj shkel nenet 4 dhe 110 të Kushtetutës greke. Ata kërkojnë që në rregullin e Ministrisë së Mbrojtjes saktësohet se, shtetasit nga Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia, vende të cilat kanë pretendime territoriale ndaj Greqisë, nuk duhet të pranohen në shkollat ushtarake të Greqisë edhe pse mund të kenë nënshtetësi greke.Ata thonë se me këto vende Greqia ka gjendje lufte dhe pretendime territoriale dhe se marrja e nënshtetësisë greke nuk nënkupton fitimin e ndërgjegjes kombëtare greke.Dhe në rast të përfshirjes së Greqisë në një konflikt të armatosur me një vend të huaj, këta oficerë dhe nënoficerë mund të dezertojnë nga ushtria greke dhe të kalojnë në anë e ushtrisë së vendit të origjinës së tyre.Ndërkohë që në Greqi që prej vitit 2011 kur u miratua ligji disa qindra shqipëtarë me shtetësi greke kanë kryer detyrën e ushtrisë në vendin fqinj ashtu si greket.