PE miratoi Rezolutën për përparimin e Maqedonisë

Parlamenti Evropian (PE) sot ka miratuar Rezolutën për përparimin e Maqedonisë gjatë vitit 2012, që është një hap para në procesin e integrimit evropian.Rezoluta u votua nga 505 vota pro, 61 kundër, ndërsa 31 evrodeputetë kanë qenë të përmbajtur gjatë votimit.Rezoluta e përpiluar nga deputeti evropian britanik, Richard Hovit, që është edhe raportues special i PE-së për Maqedoninë, i bën thirrje Bashkimit Evropian që me urgjencë të hap negociatat për anëtarësimin e këtij vendi në BE. Afati që duhet hapur negociatat kërkohet të jetë muaji qershor.Përmes kësaj resolute i bëhet thirrje Shkupit që të formohet Komision Anketues për ndriçimin e ngjarjeve të 24 dhjetorit dhe të arrihet përparim në lirinë e mediave.