Gotze do të mungojë në “Wembley”, irritohen tifozët e Dortmund

Sulmuesi gjerman Mario Gotze, ka hapur shumë polemika në prag të finales së madhe të Chempions Ligë mes Dortmund dhe Bayern Mynih.Bomberi i verdhezinjve që sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Bavarezve, nuk do të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kampioneve, duke evituar në këtë mënyrë që të bëhet përsëri objekt kritikash nga tifozët e skuadrës së tij aktuale. Futbollisti do të mungojë në ndeshjen ndaj Bajern Mynih, skuadrës së tij të ardhshme, për shkak të një dëmtimi që ka marrë gjatë stërvitjes së fundit por që mbartej që nga gjysëmfinalja e kthimit ndaj Real Madrid.Pikërisht vendimi i tij për t'iu bashkuar bavarezëve dhe për më tepër publikimi i lajmit një ditë para ndeshjes vendimtare kundër Real Madrid, ka bërë që Gotze të kthehet nga idhulli i tifozerisë, në personin më të urryer në skuadër. Ndaj lajmi se dëmtimi do ta mbajë jashtë fushës së lojës për finalen e fundjavës, mund të ketë qenë një lehtësim për trajnerin Klop. Ky i fundit nga një anë do të dëshironte të kishte në dispozicion mesfushorin e talentuar, por nga ana tjetër është i ndërgjegjshëm se kontestimi i tifozerisë ndaj lojtarit më shumë do t'i prishte punë skuadrës sesa do ta ndihmonte për të fituar trofeun.Mediat gjermane në fakt kanë aluduar se lajmi për mungesën e mesfushorit në finale ishte më shumë "politik" sesa i lidhur me dëmtimin e mirëfilltë të lojtarit. Shkak është bërë situata e re e krijuar nga futbollisti, i cili ka kaluar fundjavën në Mynih duke kërkuar një shtëpi ku do të rrijë pasi të firmosë për Bajernin. Kjo ka irrituar më shumë tifozët e Borusias të cilët mendojnë se lojtari po sabotonte me dëshirë ekipin, që aktualisht po përgatitet për ndeshjen e madhe.Vetë lojtari ka lëshuar vetëm një prononcim të shkurtër rreth kësaj situate dhe mungesës së tij, të konfirmuar sot. "Finalja ishte objektivi im dhe unë kam luftuar shumë në javët e fundit për të qenë i gatshëm. Më vjen jashtëzakonisht keq që nuk arrita të ndihmoja skuadrën në këtë ndeshje kaq të rëndësishme", ishte komenti i lojtarit pas publikimit të lajmit se do të mungojë në finale.Sulmuesi gjerman Mario Gotze, ka hapur shumë polemika në prag të finales së madhe të Chempions Ligë mes Dortmund dhe Bayern Mynih.Bomberi i verdhezinjve që sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Bavarezve, nuk do të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kampioneve, duke evituar në këtë mënyrë që të bëhet përsëri objekt kritikash nga tifozët e skuadrës së tij aktuale. Futbollisti do të mungojë në ndeshjen ndaj Bajern Mynih, skuadrës së tij të ardhshme, për shkak të një dëmtimi që ka marrë gjatë stërvitjes së fundit por që mbartej që nga gjysëmfinalja e kthimit ndaj Real Madrid.Pikërisht vendimi i tij për t'iu bashkuar bavarezëve dhe për më tepër publikimi i lajmit një ditë para ndeshjes vendimtare kundër Real Madrid, ka bërë që Gotze të kthehet nga idhulli i tifozerisë, në personin më të urryer në skuadër. Ndaj lajmi se dëmtimi do ta mbajë jashtë fushës së lojës për finalen e fundjavës, mund të ketë qenë një lehtësim për trajnerin Klop. Ky i fundit nga një anë do të dëshironte të kishte në dispozicion mesfushorin e talentuar, por nga ana tjetër është i ndërgjegjshëm se kontestimi i tifozerisë ndaj lojtarit më shumë do t'i prishte punë skuadrës sesa do ta ndihmonte për të fituar trofeun.Mediat gjermane në fakt kanë aluduar se lajmi për mungesën e mesfushorit në finale ishte më shumë "politik" sesa i lidhur me dëmtimin e mirëfilltë të lojtarit. Shkak është bërë situata e re e krijuar nga futbollisti, i cili ka kaluar fundjavën në Mynih duke kërkuar një shtëpi ku do të rrijë pasi të firmosë për Bajernin. Kjo ka irrituar më shumë tifozët e Borusias të cilët mendojnë se lojtari po sabotonte me dëshirë ekipin, që aktualisht po përgatitet për ndeshjen e madhe.Vetë lojtari ka lëshuar vetëm një prononcim të shkurtër rreth kësaj situate dhe mungesës së tij, të konfirmuar sot. "Finalja ishte objektivi im dhe unë kam luftuar shumë në javët e fundit për të qenë i gatshëm. Më vjen jashtëzakonisht keq që nuk arrita të ndihmoja skuadrën në këtë ndeshje kaq të rëndësishme", ishte komenti i lojtarit pas publikimit të lajmit se do të mungojë në finale.