Real Madrid paraqet listën e emrave që mund të zëvendezojnë Mourinhon
Pas largimit të Jose Mourinho, zëvendësimi i tij është bërë një nga objektivat më madhor të skuadrës së Realit të Madridit.Gjetja e një trajneri për sezonin e ardhshëm, po shqetëson gjithnjë e më shumë drejtuesit e skuadrës Madrilene. Emri më i lakuar vazhdon të mbetet tekniku i PSG, Karlo Ancheloti, por vështirsitë në arritjen e këtij objektivi kanë bërë që Florentino Perez së bashku me stafin drejtues, të programojë një listë të gjatë trajneresh që mund të shërbejnë si plan i dytë për të marrë drejtimin e "Galaktikëve".Në rast se marrëveshja me ish teknikun e Chelsit dhe Milan nuk arrihet, mediat spanjolle kanë zbuluar shtatë emra të tjerë që janë të gatshëm të marrin këtë detyrë. Tre prej tyre janë emra shumë të njohur në arenën e futbollit, ndërsa të tjerët të rinj dhe jo me shumë eksperiencë.Tekniku aktual i bavarezve, Jup Heinkes, shihet si një nga alternativat më të mundshme, kjo për faktin se ai do të largohet në fund të sezonit nga skuadra bavareze.Pas një prej teknikëve më të suksesshëm të sezonit, vjen një tjetër emër i njohur i pankinave. Bëhet fjalë për një tjetër gjerman që është Jurgen Klop, rivali i teknikut bavarez në finalen e Chempions Ligë. Ky i fundit ka arritur të bëjë përformancën më të shkëlqyer me skuadrën e Dortmund në këtë sezon, duke arritur të mund edhe madrilenët në gjysëmfinalen e Chempions Ligë, me një skuadër që askush në fillim të sezonit nuk e mendonte si finalist dhe pretendentë për të fituar trofeun.Lista e madrilenve vijon me një spanjoll si rafa Benitez. Ky i fundit përfundon kontratën me Chelsin në fund të sezonit dhe është i lirshëm të bëjë zgjedhjen e tij mes Realit dhe Napolit, me këtë të fundit disi më në avantazh. Në listën e drejtuesve të Galaktikëve, kanë përfundur edhe emra më pak të njohur si Mishel i Getafes, Pep Mel i Real Betis, Alberto Toril i skuadrës së të rinjve të Real dhe Fernado Morientes, një ish madrilen që kërkon ti futet rrugës së trajnimit pas një karriere të shkëlqyer si sulmues i Galaktikëve dhe Monakos në Francë. Me gjithë këto emra në qarkullim, në ditët e ardhshme, stafi i Realit pritet të mblidhet për të vendosur përfundimisht se cili do të marrë fatet e madrilenëve për sezonet e ardhshme.