NBA, Miami fiton ndeshjen e parë përballë Indianas
Nëse ndokush dëshiron një provë se LeBron Xhejms është ylli më i shndritshëm i këtij brezi të NBA, ky vërtetim ka ardhur në ndeshjen e parë të finaleve të Konferencës së Lindjes mes Majemit dhe Indianas.Ylli i skuadrës së Floridas shënoi 30 pikë, 10 topa në tabelë dhe 10 asist në këtë ndeshje që përfundoi 103-102 në favorin e ekipit të tij, me një kohë shtesë pasi Indiana i bëri rezistencë mjaft mirë kampionëve në fuqi të NBA, edhe pse në fakt këta të fundit dukeshin pak të "ndryshkur" pasi kishin mbyllur prej rreth një jave serinë e tyre gjysëmfinale dhe kishin qëndruar larg fushës së lojës për këtë periudhë kohore.Por ndeshja mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër po të mos ishte për vendimin e çuditshëm të trajnerit të Indianas, Frenk Vogel, i cili duke qenë në avantazhin e një pike, në aksionin e fundit të ndeshjes në kohën shtesë, vendosi të linte në stol qendrën e tij, Roi Hibert, duke i lehtësuar punën Xhejms i cili depërtoi pa vështirësi drejt koshit, për të shënuar pikët që i dhanë fitoren jo pak të vështirë skuadrës së tij.Majemi arrinë të fitojë ndeshjen e parë të të kësaj finale ndërsa duhet pritur regimi i skuadrës së Indianas për të mësuar se si do të shkojë kjo finale