Lionel Messi: Me Neymar Barcelona rikthehet dominuese

Ylli argjentinas Lionel Messi, po shfrytëzon gjithnjë e më shumë pushimet e dëmtimit për të qenë në vëmendje të mediave me deklaratat e tij.Pak ditë më parë, 4 herë fituesi i "Topit të Artë", deklaroi se karriera e tij ka filluar dhe do të mbarojë te katalanasit, ndërsa tani ai fton një tjetër talent të futbollit ti bashkohet ekipit me të cilin u rrit dhe e bëri njeriun më të famshëm në botën e futbollit.Në një intervistë për mediat Katalanase, ylli argjentinas pohoi se do të ishte e mrekullueshme nëse talenti Brazilian, Neymar, do të transferohej në "Camp Nou" që në merkaton e verës. Në media prej kohësh përflitet për një kalim të mundshëm të 21-vjeçarit në Katalunjë, edhe pse vetë Neymar ka deklaruar shpesh herë se nuk dëshiron të largohet nga Brazili para Botërorit Brazil 2014.Megjithatë Messi beson se një lojtar si ylli i Santos do t'i jepte një dimension tjetër sulmit të Barcelonës." Do të isha i lumtur nëse Neymar do të zgjidhte Barcelonën për të vazhduar karrierën e tij. Këtu është një ambient mjaft i përshtatshëm për lojtarë të kalibrit si Neymar dhe besoj se përshtatja e tij me skuadrën do të zgjaste shumë pak. Ai do të ishte një ndihmesë shumë e madhe që skuadra të rikthehej te triumfet në Europë, pasi për një ekip si Barcelona fitimi vetëm i kampionatit, nuk është ndonjë arritje e madhe. Me Neymar në skuadër, ekipi do të pretendonte më shumë dhe niveli i lojës në skuadër do të ishte më i lartë", përfundoi njeriu që gjatë sezonit nuk ka lënë rekord pa thyer, edhe pse është vetëm në gjysmën e karrierës së tij futbollistike.Pavarësisht deklaratave të Messit, Neymar prej kohësh është në dilemë për të ardhmen e tij, ndërsa shumë personazhe me peshë në futbollin ndërkombtarë, i kanë rekomanduar ekipin e Barcelonës si skuadrën me të cilën ai do të arrinte të përshtatej shumë shpejt me lojën kolektive të skuadrës.Ftesa e Mesit është vetëm një shtysë më shumë që braziliani të veshë fanellën e katalanasve ndërsa saiti Brazilian, "O'globo", ka bërë të ditur se mes tij dhe klubit është arritur një akord për transferim e tij në Spanjë që në fund të muajit Korrik.