Juve arrin marrveshjen me Higuain, pritet edhe miratimi i Realit
Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, është shumë afër transferimit te gjiganti italian Juventusi.Të përditshmet italiane e bëjnë fakt të kryer transferimin e argjentinasit në Torino, pasi të gjitha kapen me titullin kryesor ku bëhet e ditur arritja e marrëveshjes. Sipas shtypit Italian dhe jo vetëm, thuhet se mes klubit të Juventusit dhe vetë lojtarit është arritur marrëveshja. Vetë lojtari është ndarë i kënaqur me kontratën që i kanë ofruar bardhezinjtë, ndërsa tani ka mbetur vetëm marrëveshja mes klubeve për shumën e transferimit.25-vjeçarit i ka pëlqyer kontrata 4-vjeçare e ofruar nga “Zonja e Vjetër”, me një përfitim prej 4.5 milion Eurosh.Lajmin për arritjen e marrëveshjes mes Juventusit dhe sulmuesit El Pipita, e ka konfirmuar vetë drejtori sportiv i Juventusit, Giueseppe Marotta, i cili ka qenë dje në Spanjë pikërisht për të mbyllur tratativat. Edhe pse kjo është arritur me lojtarin, Marota vazhdon negociatat me drejtuesit e Madrilenëve për shumën e transferimit.Këta të fundit kërkojnë 25 milionë euro për argjentinasin, ndërsa bardhezinjtë deri tani kanë ofruar vetëm 20 milionë euro. Diferenca prej 5 milion eurosh pritet të mbyllet në orët e ardhëshme pasi të dyja skuadrat duket se janë në rrugën e duhur për të arritjen e një marrëveshje të mundshme.Por Higuain nuk do të jetë goditja e parë e skuadrës torineze. Sipas asaj që shkruan "TuttoSport", bordi drejtues i Juventusit pëlqen shumë edhe Karlos Tevez por edhe sulmuesin e Romës, Pablo Osvaldo. Ndërsa flitet edhe për një tjetër marrëveshje të fshehtë mes Zonjës së Vjetër dhe talentit malazez Jovetiç.Kjo mbetet për tu parë dhe për tu zyrtarizuar pasi Juventusi të mbyll çështjen Higuain me Madrilenët.