Roben: Në "Wembley" do prishë mallkimin më 25 Maj

Edhe pse Finalja e madhe e Wembleyt do edhe tre ditë të luhet, diskutimet dhe deklaratat e pjestarëve të skuadrave vijojnë ti japin një tjetër emocion kësaj finale.Një ndër ta është edhe mesfushori holandez i Bayern Munchen, Arjen Robben. Numri 10 i bavarezëve i cili njihet si lojtari me më pak fat në finale, në prag të finales së Ligës së Kampionëve, ka thënë se ka ardhur koha që ai të kthehet në një fitues të madh."Në finalet e fundit, disa veprime të miat kanë qenë vendimtare që skuadra të mos arrijë fitimin e trofeut. Kësaj radhe nuk do t`ja lejoj vetes një gjë të tillë. Përqëndrimi im është maksimal, ndaj kësaj radhe dua që të jem unë vendimtar në fitimin e trofeut të Chempins ligë.Holandezi Robben, më tej ka premtuar se do e prishë mallkimin më 25 Maj."Gjithçka po shkon shkëlqyeshëm. Tashmë ka ardhur koha që gjërat të shkojnë mirë për mua në një finale", ka thënë Robben për "Gola.com"."Nuk e di përse, po kam një ndjesi shumë pozitive për të Shtunën. Mezi pres të zbres në fushë. Të gjithë duam tripletën këtë vit dhe mendoj se ka ardhur momenti i duhur për të bërë një gjë të tillë",  ka përfunduar mesfushori i bavarezve.Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund do të ndeshen të Shtunën mbrëma në "Wembley" të Londrës, në finalen e ligës më të madhe evropiane.