Dortmund kërkon me çdo kusht Championsin, vendos premio për fitoren

Arritja në finalen e Chempions Ligë, ka rritur dëshirën dhe egon e Borusias së Dortmund për të bërë për vete një nga trofetë më të rëndësishëm në Europë për klube.Drejtuesit kërkojnë të motivojnë ekipin në prag të kësaj finale të madhe dhe për të bërë një gjë të tillë ata kanë bërë të ditur se do t'u japin nga 150 mijë euro premio lojtarëve, nëse këta të fundit arrijnë të bëjnë të tyrin trofeun e Ligës së Kampioneve në fundjavë, ndërsa trajneri Jurgen Klop do të përfitojë dyfishin e kësaj shume.Sipas mediave gjermane, kjo është premio më e lartë që ka vendosur ndonjëherë klubi i Borusia Dortmund në historinë e vet, edhe pse në sezonet e fundit është mësuar më fitoren e trofeve. As trajneri Klop nuk e priste që të bëhej gati për të një çek prej 300 mijë eurosh, ndonëse e kishte të shkruar në kontratën që kishte rinovuar me klubin."Sinqerisht, as nuk e di se çfarë klauzolash të këtij lloji janë vënë në kontratën time", pranoi tekniku i Borusias, që me sa duket nuk e ka menduar asnjëherë se mund të shkojë deri në finalen e Ligës së Kampioneve.Por nëse për Borusia Dortmund premio e finales së Ligës së Kampioneve do të jetë një rekord, bavarezët e Bajern Mynih kanë siguruar 200 mijë euro që tani vetëm për faktin se kanë mbërritur në ndeshjen e "Uemblit". Klubi vendosi një shifër të tillë si premio pasi mësoi se në gjysmëfinale do të ndeshej me Barcelonën dhe të gjithë lojtarët që luajtën në dy sfidat kundër katalanasve, kanë përfituar një shifër të tillë, bëjnë të ditur mediat gjermane.Nuk është bërë e ditur ende se sa do të jetë shifra që do të përfitojnë nëse ngrenë trofeun, por më siguri që do të jetë një shumë mjaft e lartë, pasi Bajern Mynih, është aktualisht një prej klubeve më të pasur në botë.Dhënia e premiove në finale ka filluar të futet në modë në vitet e fundit, pasi edhe drejtuesit e skuadrës se Chelsit u kanë dhënë të gjithë lojtarëve një vit më parë një premio 300 mijë euro kur fituan Ligën e Kampioneve.