Marota: Jovetiç dhe Higuain dy objektivat kryesorë dhe më të afërt
Drejtori i përgjithshëm i Juventusit dhe njëkohësisht njeriu përgjegjës për merkaton e klubit, Xhuzepe Marota, kërkon që këtë vit, merkato e Juventusit për të sjellë në skuadër emra të mëdhenjë të futbollit, të mos dështojë ashtu siç ka ndodhur në dy vitet e fundit.Të ndikuar nga ajo çfarë ka ndodhur në merkaton e verës së kaluar dhe atë të të Janarit, drejtuesit e Zonjës së vjetër, po bëjnë hapa gjigandë që të arrijnë të mbyllin sa më shpejt të jetë e mundur marrëveshjet me disa lojtarë të rëndësishëm për projektin e ardhshëm të skuadrës.Marota në një intervistë për mediat Italiane, ka konfirmuar interesimin e bardhezinjve për të afruar Gonzalo Higuain dhe Stevan Jovetiç, në skuadër që në ditët e ardhshme. Sipas shtypit italian bëhet e ditur se kampionët e Italisë kanë arritur të bindin si argjentinasin, ashtu edhe malazezin për transferimin, duke rënë dakord edhe për kushtet e kontratës, ndërsa tani mbetet të binden klubet përkatëse, Real Madrid dhe Fiorentina.Me madrilenët Marota do të takohet sot për të vendosur pikat mbi "i", ndërsa për malazezin është parashikuar një takim në mesjavë. Në intervistën e dhënë sot para se të nisej drejt kryeqytetit spanjoll, Marota ka deklaruar se: "Jovetiç dhe Higuain janë të dy sulmues të mëdhenj. Ne duam ti kemi në skuadër sa më shpejt të jetë e mundur, ndaj dhe udhëtimi im drejt Madridit sot është pikërisht për të mbyllur bisedimet me drejtuesit e Real për transferimin e Higuain në Torino", tha Marota para se të niset drejt kryeqytetit iberik.Higuain dhe Jovetiç, duket se do të jenë dy goditjet e para të bardhezinjve menjëherë pas përfundimit të kampionatit, ndërsa më vonë pritet që skuadrës ti bashkohen edhe emra të tjera në mbrojtje edhe në mesfushë.Në repartin difensiv pëlqehet shumë mbrojtësi i Torinos, Okbona, ndërsa në mesfushë Lodi dhe Verrati shihen si pasardhësit e veteranit, Andrea Pirlo.