Juve në Spanjë për të mbyllur tratattivat me Relin për Higuain
Pas shumë tratativazh mes Juventus dhe Real Madrid për lëvizjen e sulmuesit Higuain nga Spanja drejt Italisë, tani duket se ka ardhur ora e së vërtetës për të nënshkruar marrveshjen. Bomberi argjentinas ka shprehur dëshirën e tij për tiu bashkuar klubit tirines, ndërsa nesër pritet të mësohet e vërteta përfundimtare e transferimit të tij në italia.Mediat italiane bëjnë të ditur se stafi drejtues i skuadrës së Juventusit me në krye Pepe Marotën, do të jetë nesër në kryeqytetin spanjoll për të mbyllur përfundimisht tratativat. Drejtori sportiv i “Zonjës së vjetër”, do të takohet me drejtuesit e "Galaktikëve" dhe konkretisht me presidentin Peres, për të përcaktuar përfundimisht detajet e marrëveshjes.Për të arritur këtë marrëveshje, drejtuesit e Juventusit ofrojnë mbrojtësin e djathtë Litshtainer plus një shumë eurosh. Zvicerani mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë marrëveshje, pasi ai ka treguar qartë se mund të luaj edhe si mesfushor, gjë e cila pëlqehet në kampin e spanjollëve. Këta të fundit kërkojnë për kartonin e bomberit argjentinas, 30 milon euro, ndërsa Juventus është i gatëshëm të paguaj gjysmën plus kartonin e Litshtainer.Për të zëvendësuar këtë të fundit, bardhezinjtë kanë gati alterativën. Bëhet fjalë për lojtarin e udinezes Basta, i cili ka bërë një sezon të shkëlqyer me friulianët. Përveç këtyre tratativave që mendohet se do të mbyllen në ditët e ardhshme, Juventus vazhdon të insistojë edhe për Jovetiç e Tevez. Të dy lojtarët pëlqehen shumë nga tekniku Konte por vlera e lartë e kartonit të tyre dhe interesimi i disa skuadrave me potencial ekonomik ka bërë që drejtuesit bardhezi të bëjnë një hap prapa.