Barça publikon një tjetër emër për të zëvendësuar Vilanovën
Në Spanjë, zërat në media që flasin për një zëvëndësim të mundshëm të Tito Vilanovës në pankinën e Barcelonës, sa vinë e shtohen gjithnjëë e më shumë. Sipas shtypit katalanas thuhet se në javën e ardhshme është programuar që të zhvillohet një takim mes teknikut të katalansve dhe Drejtorit Sportiv, Andoni Zubizarreta, për të kuptuar më mirë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Për të kuptuar nëse shëndeti i Tito Vilanovës do të jetë në gjendje të marrë përsipër drejtimin e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm.Megjithatë pas emrit të Manuel Pellegrinit, e përditshmja "El Confindecial", shkruan për një interesim të mundshëm të trajnerit të Valencias, Ernesto Valverde. Ky i fundit ka një kontratë që i përfundon në Qershor të vitit 2014, por me lëvizjet e fundit në pankinat e skuadrave të mëdha, gjithçka është e mundur.Tekniku Valverde ka treguar një nivel të lartë në drejtimin e skuadrës së Valencias dhe në rast se Vilanova nuk do të vazhdojë më në krye të Barcelonës dhe për shkak të problemeve shëndetësore, Ernesto do të ishte një alternativë e mirë për të zënë vendin e tij.Përveç trajnerit i cili pritet të vendoset në ditët e ardhshme, skuadra katalanase është vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi potent. Duke parë që ekipi ka treguar shenja lodhje në këtë repart, drejtuesit e kanë të domosdoshme ndërhyrjen. Emri më i lakuar që vazhdon të flitet në Spanjë është ai i qendërmbrojtësit, Tiago Silva. Por situata është shumë e vështirë, pasi drejtuesit e PSG duket se nuk janë të gatshëm të lënë të lirë mbrojtësin më të mirë në qarkullim.