Rama prezantohet nesër si kandidat në Vlorë: Kam shumë gjëra për të thënë

Me anë të një shkrimi të postuar në blogun e tij, Edi Rama ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të prezantohet si deputet i qarkut të Vlorës.Prezantimi si udhëheqës i ekipit të rilindjes shqiptare në Vlorë do të zhvillohet gjatë pasdites në Pallatin e Sportit.Duke ndarë ndjesitë para këtij prezantimit me ndjekësit e tij në blogun edirama.al, lideri i opozitës pranon se si asnjëherë në rrugën e jetës së tij politike ndihet i emocionuar si para provimit të maturës."Si asnjëherë në rrugën e jetës sime politike, ndjehem i emocionuar si të isha përpara provimit më të vështirë të maturës. Kam shumë gjëra për të thënë për Vlorën dhe më duket sikur nuk do di t'i them.Sot Vlora është një sfidë e madhe. Një projekt i mbetur në mes që mund të përfundojë mirë, për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë. Po mund të përfundojë edhe keq, në dëm të Vlorës e të gjithë Shqipërisë. Varet nga drejtimi që do të marrë Vlora dhe vetë Shqipëria në 23 qershor. Por për këto dua të flasim të shtunën", shkruan Rama.Një pjesë të mirë të shkrimit Rama ia ka dedikuar kujtimeve të fëmijërisë së lumtur gjatë stinës së verës në këtë qytet  duke bërë një panoramë të Vlorës së shumë viteve më parë dhe pamjet që të ofon qyteti sot.  "Plazhi ynë i Skelës ngjan si vendxhirimi i braktisur i një filmi. Vlora sot ngjan me Vlorën dje, sa ç'ngjaj unë me atë fëmijën që përqafonte gjyshen si për t'u siguruar se nuk ishte në ëndërr'", shkruan Rama.E për të ndryshuar këtë panoramë, Rama vlereson se sot Vlora është një sfidë e madhe."Një projekt i mbetur në mes që mund të përfundojë mirë, për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë. Po mund të përfundojë edhe keq, në dëm të Vlorës e të gjithë Shqipërisë. Mvaret nga drejtimi që do të marrë Vlora dhe vetë Shqipëria në 23 qershor. Por për këto dua të flasim nesër shkruan lideri socialist duke i lënë takim mbështetësve të tij në prezantimin zyrtar në Vlorë.