Suksesi i mjekëve në Spiatalin Amerikan, gruaja lind në moshën 56 vjeçe

Një grua në moshën 56-vjeçare ka arritur të përjetoj emocionin e lindjes së parë fal kurajos së saj dhe punës së mjekëve në Spitalin Amerikan. Raste të tilla janë të rralla në botë, në Shqipëri lindje në këtë moshë ndodhë për herë të parë ndërsa rekordi botëror deri më tani shënohej nga një grua spanjolle, 66 vjeçe, e cila në vitin 2005 ka sjellë në jetë 2 binjakë.Mjekët në Spitalin Amerikan në Tiranë thonë se shtatzënia e saj zgjati 37 javë dhe ka qënë një shtatzëni normale edhe pse shpesh herë në vëzhgimin e mjekëve për shkak të moshës së nënës dhe lindjes cezariane. Por nëna ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme me peshën 2. 8 kg.Lindje në këtë moshë janë risk më vete, sepse pacientët janë më të predispozuar për tu prekur nga tensioni, diabeti apo komplikacione të tjera. Dr. Elton Peci tregon mbi teknikave artificiale të riprodhimit,  ra me anë të “fertilizimit in vitro” të përdour në këtë rast.Ekipi i mjekëve të sukseshëm obstetër-gjinekologë të Spitalit Amerikan, u kryesuar nga Prof. Dr. Hakan Satiroglu nga Dr. Elton Peçi, Tugce Isidan , Dr. Edvin Bekteshi Dr. Nikita Kolici. Rekordet e mëparshme shqiptare janë 2 paciente që kanë arritur shtatzaninë dhe kanë lindur po në Spitalin Amerikan. Në vitin 2011,  një zonja 52 vjeçe, solli në jetë një djalë të shëndetshëm. Në vitin 2012, një tjetër zonjë 50 vjeçe, solli në jetë një tjetër djalë të shëndetshëm.