Fasllia: Shqipëria importon rreth 100 milion dollarë drithëra
Gruri është një ndër produktet më të importuara prej vendit tonë. Të dhënat janë bërë publike në një raport të prezantuar prej Qendrës Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), me mbështetjen e (USAID .Zv.ministri Ndoc Fasllia ka deklaruar se Shqipëria importon rreth 100 milion dollarë drithëra. Pas grurit vijnë vajrat vegjetale, duhani dhe kafeja.Ndërkohë që pavarësisht rritjes së eksporteveve numri dy i bujqësisë shpjegon se ulja e çmimit të produkteve që Shqipëria shet ka bërë që deficiti tregtar të jetë përsëri i lartë.Përfaqësues të USAID-it i bënë thirrje bizneseve shqiptare që të mbrojnë pozicionin në tregjet e huaja dhe pikërisht për këtë duhet që të realizojnë ciklin e plotë të prodhimeve dhe të rrisin standartet.