Krujë, kanosi me armë gruan dhe fëmijët, arrestohet
Policia e Krujës ka mundur të parandalojë një krim brenda familjes.Burime nga policia bëjnë me dije se në orën 02.00 u realizua arrestimi i 50-vjeçarit Besnik Hushi, pasi ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me armë zjarri familjarët e tij; bashkëshorten 49-vjeçare, djalin 21-vjeçar, vajzen 13-vjeçare.Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti edhe një armë zjarri pushkë model 56, 10 copë fishekë model 56, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij të markës Benz me targa TR5409E, u gjet një armë gjahu çifte pa numër si dhe 13 copë fisheke, të cilat i mbante pa leje.Ndërkohë materialet në ngarkim të tij I kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale "Dhunë në familje", "Kanosje", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municioneve", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë".