Tropojë, zihet me nënën, i riu vetëplagoset me thikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2013, 11:49
Ka mjaftuar një zënkë me nënën që një i ri të marrë thikën dhe të qëllojë veten.Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen “Partizani” në qytetin e Bajram Currit ku i riu me inicialet F.I është vetëplagosur me thikë.Menjëherë ai është dërguar në spital nga vetë familjarët e tij ndërkohë që bluzat e bardha kanë vendosur që ta nisin drejt Gjakovës duke parë se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.Nga policia ende nuk janë dhënë detaje rreth plagosjes së të riut ndërkohë që është ngritur dhe një grup hetimor që po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.