Zgjedhjet e 23 qershorit, KQZ cakton sot renditjen e subjekteve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do hedhë sot pasdite shortin për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore dhe miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zgjedhjet e 23 Qershorit .Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, njoftoi të gjitha subjektet zgjedhore që kanë depozituar listat shumemërore të kandidatëve për deputetë, të sigurojnë prezencën e përfaqësuesit të tyre ligjor në shortin që do të zhvillohet në mbledhjen e KQZ-së."Nisur nga rëndësia e procedurës që do të zhvillohet në mbledhje nëpërmjet së cilës përcaktohet renditja e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit, KQZ-ja fton të gjithë palët e interesuara që kanë interes të ligjshëm në këtë procedurë administrative" deklaroi zëdhënësja e KQZ-së në një konferencë për mediat.