Berisha në Elbasan: Do heqim vizat me SHBA. Ndërtuam tunelin, Blushi të marrë teserin e PD
Partia Demokratike ka celur fushatën zyrtare në Elbasan. Në një miting madhështor,selia blu prezantoi mbrëmjen e sotme kandidatët për deputetë në këtë qark.
Përkundër zërave skeptikë nga kundërshtarët politike, por edhe vetë Ambasada Amerikane në Tiranë, Kryeministri Berisha nga Elbasani ka përsëritur edhe njëherë zotimin e tij për heqjen e vizave me SHBA mandatin e ardhshëm.Kryeministri Berisha nuk la pa ironizuar edhe fushatën e selisë rozë, ndërsa i ka kujtuar një bast të vjetër deputetit socialist, kandidat për deputet në këtë qark, Ben Blushit.“Alternativa tjetër është akuza, akuza dhe mashtrime. Moda e tyre është cfarë më duhet mua se cfarë them unë. Zoti Rama nuk e ka të rastit qëndrimin e tij ndaj integrimit. Ai i hoqi deputetët se smund të besojë as tek këmisha e tij. Pyeteni zotin. Blushi ku e ke teserin e PD, kur mora vendimin për ndërtimin e tunelit Ben Blushi deklaroi se nëse Berisha ndërton tunelin unë do marr teserin PD, tani struket si faturino në autobus me shefin e tij. Ne do bëjmë bay-passin, kampusin e ri të Universitetit, landfillin, do bëjmë gjithcka për krijimine vendeve të punës” deklaroi Berisha.Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se, në katër vitet që vijnë do të krijohen 250 mijë vende pune në Elbasan dhe mbarë Shqipërinë, ndërsa shtoi se, Elbasani në këto vite ka dyfishuar numrin e bizneseve si pasojë e përgjysmimit dhe uljes së taksave.“Ne vimë me zotimin solem se katër vitet që vinë do bëjmë gjithcka për krijimin e vendeve të reja të punës, punësimin masiv të qytetarëve të Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë. Për ne puna është bekim i zotit, jemi përpjekur dhe do përpiqemi më shumë se për cdo gjë tjetër për puënsimin e shqiptarëve, katër vitet që vinë do krijojmë 250 000 vende të reja pune. Plani ynë është një plan konkret, në eksperiencën e deritanishme dhe vizionin për të ardhmen. Ne bëmë që Shqipëria të jetë një nga vendet e preferuara, nëse renditemi të 18 për tërheqjen e investimeve të huaja, me paketën e re ju garantoj se do renditemi në vendet e para të Europës dhe planetit, katër vitet që vinë Shqipëria do marrë 6 miliardë dollarë investime. Vërtet u desh kohë por tani Banja është në dorën e njëshit në Europë dhe botë për ndërtimin e hidrocentraleve. Po afrohet gjithnjë e më shumë projekti gjigant, TAP. Autostrada po përfundon, u jap fjalën se do bëj gjithcka për zonën e lirë industriale të Elbasanit. Në katër vite ne kemi financuar në qarkun tuaj 5000 projekte për zonat rurarale, ju jap fjalën se ky financim do trefishohet, duke i hapur rrugën krijimit të vendeve të reja të punës. Katër vitet që vinë ne do kemi 7 mln turistë dhe vizitorë, kjo do të thotë punësim për shqiptarët direkt dhe indirekt. Katër vitet që vinë dio jenë vitet e bumit të madh të teknologjisë dixhitale” tha më tej Kryeministri.Jo vetëm punësim por edhe mirëqënie garantoi shefi i mazhorancës, duke garantuar kështu rritjen e rrogave dhe pensioneve. Duke u ndalur me konkretisht tek mësuesit, ai tha se nuk do të ketë rrogë më të vogël se 700 dollarë.“Nuk është vetëm punësimi, qëllimi ynë është mirëqënia. Në Elbasan kam bërë premtimin për dysfishim të rrogave të mësuesve, për dyfishim të pensioneve, vi sot i kënaqur se sëbashku i kemi realizuar. Ju garantoj se ne do vazhdojmë përsëri rritjen e tyre edhe për katër vitet që vinë. Garantoj mësuesit se në mandatin e ardhshëm nuk do kenë rrogë më të vogël se 700 dollarë, në administratë ka njerëz më të rëndësishëm se ju, por nuk ka misionarë më të rëndësishëm se ju, ndaj do të jeni në vëmendjen kryesore të qeverisë” përfundoi Kryeministri.Kandidati për deputet në këtë qark, Arben Imami, tha se PD është një alternativë e provuar tashmë nga qytetarët.“Shumë faleminderit për mbështetjen e sotme, të jeni të sigurt që do bëjmë gjithçka për t’ju përfaqësuar më mirë. Dje Rama u fut në qoshe dhe ju në qoshe do ta vini më 23 qershor, ne kemi alternativën e mirë, të mbarë, të drejtë, e punësimit, zhvillimit, mirëqenies, integrimit, ata kanë alternativën e bllokimit dhe taksës të larta. Ne jemi integrimi, Edi Rama ishte kundër lëvizjes së lire. Do përfundojmë punën e nisur 4 vite më parë”, tha ai.Ndërsa, Eduart Selami, gjatë fjalës së tij premtoi se PD do të bëjë të mundur integrimin në BE, që sipas tij opozita e bllokoi për 3 vjet.“Për mua është nder që kandidoj në Elbasan, entuziazmi juaj tregon besimin që keni tek PD. Besimi jo vetëm për atë që është bërë më parpara për të rrëzuar komunizmin, por edhe punën që është bërë në këto 8 vite. BE i ofroi Shqipërisë statusin por u bllokua për 3 vjet nga kreu i opozitës që të ruante vendin e tij në krye të partisë, t’i japim fund politikës destruktive, të përqafojmë të ardhmen evropiane. Ne besojmë në anëtarësimin e plotë në BE. Ne do e bëjmë anëtarësimin e plotë”, tha ai.
QARKU ELBASAN 1. ARBEN IMAMI2. EDUARD SELAMI3. ARDIAN TURKU4.LUÇIANO BOÇI5. DASHNOR SULA6. ARBIOLA HALIMI7. AUREL BYLYKBASHI8. IRENA PROGNI9.RRAHIM ÇOTA10.MATI ÇELA11.ZAMIR MUZHAQI12.MEDI SHEHU13.HYSEN MOLI14.MUHARREM KAJOLLI15.BUJAR CAKANI