Zgjedhje në Dhomën Amerikane të Tregëtisë, Arvizu: Duhet të jeni ndërmjetës jo partiak
Dhoma Amerikane e Tregtisë zgjedh sot Presidentin e saj dhe dy anëtarët e bordit. Gjatë aktivitetit, i cili startoi sot pasdite merrnin pjesë edhe ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu si edhe Ministri i Ekonomisë Florjon Mima.Gjatë fjalës së tij, ambasadori Arvizu deklaroi se Ambasada e SHBA do jetë gjithnjë një partnere besnike e Dhomës Amerikane të Tregtisë.“Dhoma Amerikane e Tregëtisë duhet të jetë një ndërmjetës i ndershëm jo partiak, pavarësisht se cila parti do jetë në pushtet. E vlerësoj shumë këtë dhomë për ngritjen e shqetësimeve para qeverisë. Jam këtu për tiu garantuar se nhë të gjitha përpjekjet tuaja, Ambasada amerikane do jetë një partner mbështetës” tha ai.Edhe Ministri Mima shprehu angazhimin e dikasterit që drejton për tu angazghuar seriozisht në zgjidhjen e kërkesave të parashtruara nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë, probleme këto të cilat ai garantoi se do të jenë pjesë e paketës së reformave të METE-s në parlamentin e ri në shtator.Gjatë këtij aktiviteti u prezantua edhe një pyetësor mbi klimën e biznesit, i cili u realizua me anëtarët e kësaj dhome.Anketa është realizuar online, në të cilën janë përshirë 44 pyetje për anëtarët të cilët, në anonimat, kanë dhënë opinionin e tyre lidhur me klimën e biznesit për vitin 2012-2013.Sipas prezantuesit të rezultatit, pyetje që kishin të bënin me performancën e ekonomisë shqiptare, klima politike, monopolet, konkurencën e pandershme, nivelin e korrupsionit kanë pasur përgjigjet më të ulëta.Ndërsa pyetje si marrëdhënia me doganat, furnizimi me energji, marrëdhënia me pushtetin lokal, me ministritë, autoritetet e taksave, rendi dhe siguria në vend, niveli total i investimeve, numri total i të punësuarve kanë marrë përgjigje më të larta.