Zgjedhjet, KQZ përcakton renditjen e partive në fletën e votimit
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve hedh nesër shortin përmes të cilit do të përcaktohet renditja e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit.Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, në një dalje për mediat, u bëri thirrje të gjitha partive, listat shumëemërore të të cilave janë miratuar nga KQZ-ja ,të jenë të pranishme në mbledhjen e nesërme me anë të përfaqësuesve të tyre ligjorë.“Çdo subjekt zgjedhor që ka depozituar listat shumëemërore të kandidatëve për deputet, dhe janë miratuar nga Komisioni duhet të sigurojë prezencën nëpërmjet përfaqësuesit ligjorë, edhe për vetë rëndësinë ë e procesit” theksoi ajo.Ndërkaq pjesë e rendit të ditës së mbledhjes së KQZ do të jetë edhe shqyrtimi i raportit mbi realizimin e provës së testit të datës 13 Prill 2013, lidhur me projektin e Sistemit Elektronik të Numërimit, SEN”; Projekt-vendimi: “Për miratimin e vëzhguesve të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013”; Projekt- vendimin: “Për disa ndryshime në vendimin e KQZ-së, nr.23, datë 05.02.2013, “Për miratimin e modelit dhe specifikimeve teknike të fletës të votimit, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”; Projekt-vendimin: “Për miratimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013” dhe Projekt-vendimin: “Për shqyrtimin e procedurës të ndarjes së QV-së 0215, Komuna Bërdicë, qarku Shkodër, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”.