Gjenden në Mal të Zi 3 fëmijët e zhdukur në Kurbin

Gjenden në Budva të Malit të Zi tre fëmijët të cilët rezultonin të zhdukur ditën e djeshme në Kurbin.Tre të miturit me inicialet K.SH., R.B. dhe E. H kanë kaluar përmes Hanit të Hotit në Mal të Zi dhe më pas janë vetëdorëzuar në polici në Tivar.Tre të miturit ishin zhduken prej orës 11:00 të ditës së djeshme. Ata kanë lënë shkollën, në Fushë-Milot të Kurbinit dhe nuk janë parë më nga ai moment as nga familjarët e tyre dhe as nga shokët.Ishin familjarët e tyre të cilët të shqetësuar për mungesën e fëmijëve në shtëpi, kanë bërë dhe denoncimin në komisariatin e Laçit.Nuk dihen ende arsyet e largimit të tre 11-vjeçarëve drejt vendit fqinj ndërkohë që pritet që ata të merren në pyetje nga efektivët e policisë për të sqaruar ngjarjen.