Kakavijë, kapen 10 kg marijuanë, arrestohet poseduesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2013, 08:40
Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 10 kg mariuanë ndërsa ka arrestuar në flagrancë edhe poseduesin e lëndës narkotike.Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 56-vjeçari Odise Papadhopuli pasi gjatë kontrollin në automjetin e tij me targa AA 214 EJ, në gomën rezervë janë gjetur pako me lëndë narkotike, të mbështjella me letër natriban.Sipas policisë, 56-vjeçari e kishte blerë lëndën narkotike në Lazarat dhe do ta trafikonte në Athinë.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një aparat celulari, lënda narkotike, si dhe automjeti që u gjet lënda narkotike.