Pas premierës,“Delikatesa” vjen edhe në libër i përkthyer në shqip
U organizua nje mbremje letrare per librin “Delikatesa” dhe per gjithe krijimtarine e autorit David Foenkinos. Autori francez, i cili ka realizuar edhe filmin e bazuar mbi kete liber me te njejtin titull, njihet si regjisor dhe muzikant.Menjehere pas premieres se filmit ai sjell edhe librin te perkthyer dhe pershtatur ne shqip nga Profesor Edmond Tupja. Ky i fundit hapi dhe diskutimin rreth librit.Tupja tha gjithashtu se ne liber flitet per dy ekstreme, per vdekjen dhe per dashurine. Ai theksoi se e vetmja gje qe mund ta konkuroje vdekjen eshte dashuria.Autori i librit, David Foenkinos, tha se filmi flet per ata njerez te mbrekullueshem qe ndonjehere i takojme ne momentet me te veshtira.Autori shprehu keqardhjen per qendrimin e shkurter ne Tirane dhe premtoi se do te rikthehet. Ai tha se, duke qene se merret me muzike, ne udhetimin e rradhes per ne Shqiperi mund te vije bashke me grupin e tij.