Sot dita kundër homofobisë, LGBT organizon panairin e diversitetit

Ndryshe nga një vit më parë, manifestimi i LGBT ka qënë i qetë, jo më shumë pjesëmarrës por pa protestat e deklarata të forta si më parë.Në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, përfaqësues të këtij komuniteti por dhe diplomat kanë zhvilluar një masifestim në kryeqyteti me thirrje të tilla për të respektuatr të drejtat e tyre. Flamuj shumëngjyrësh, dhe tenda të ngritur për infromacione ishin elementë të këtij organizimi.Në fjalën e tij Altin Hazizaj ka theksuar se ky është viti i pestë që në Shqipëri festohet dita ndërkombëtare e homofobisë.Ai ka theksuar se ajo që komuniteti LGBT kërkon është lufta kundër diskriminimit dhe paragjykimeve ndërsa ka publikuar edhe slloganin "Voto diversitetin, thuaji jo homofobisë".Nëpëmjet firmosjes së konventave europiane për të drejtat e njeriut, ai që tashmë fyen këtë komunitet mund të dënohet deri në 2 vite burg.Masë kjo me qëllim uljen e diskriminimit ndaj këtyre personave.Edhe pse hapa parë, ky komunitet edhe në Shqipëri nëpërmjet anksesave të paraqitura në zyrat e mbrotjes së të drejtave të tyre shprehen se ende ndihen të diskriminuar në punë, në bankat e shkollës dhe në shoqëri.