Zgjidhja e situatës në KQZ, Sequi:Nuk jemi pjesë e negociatave
Në betejën për të zgjidhur ngërçin e krijuar në KQZ, ndërkombëtaret kanë vendosur të qëndrojnë mënjanë.Konfirmimi ka ardhur nga ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi i cili deklaroi se faktori ndërkombëar nuk po ndërmjetëson mes palëve, duke ia lënë në dorë zgjidhjen partive politike.“Mund t'ju them diçka të thjeshtë. Ne nuk jemi pjesë e negociatave. Gjithsesi ne jemi shprehur për KQZ-në pasi është një shtyllë shumë e fortë e procesit zgjedhor.Deklarata potenciale të mëtejshme për këtë çështje nuk do të mungojnë” theksoi Sequi.Deklaratat ambasadori i BE-së i bëri pas takimit që pati me shefen e misionit të vëzhguesve të ODIHR-it Conny McCormack.Duke ripërsëritur edhe njëherë raportin e Këshillit të Evropës, që i konsideron zgjehdhjet test për integrimin e vendit, Sequi theksoi se zgjedhjet duhet të jenë në përputhje me standardet europiane dhe për të mbikqyrur procesin, në Shqipëri do qëndojë edhe një ekip vëzhguesish nga Bashkimi Europian"Ju e dini fare mirë dhe konkluzionet e Këshillit Evropian, ishin që organizmi i zgjedhjeve do jetë test kyç për funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri dhe po kështu është me rëndësi për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Zgjedhjet do të jenë një test kyç për funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri dhe po kështu është me rëndësi për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. BE po e mbështet këtë proces zgjedhor në Shqipëri. Ne kemi mobilizuar fonde për të mbështetur 32 vëzhgues afatshkurtër dhe 6 vëzhgues afatgjatë" shtoi ambasadori Sequi.Për procesin e zgjedhjeve të 23 qershorit, KQZ mbetet shqetësimi kryesor por deri më tani palët nuk kanë dhënë asnjë shenjë kompromisi pavarësisht apeleve të ndërkombetarëve.