Rama: Në prezantimet tona njerëzit i sjell zemra, te PD frika për bukën e gojës

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, falënderoi përmes rrjetit social “Twitter” të gjithë mbështetësit që ju bashkuan Partisë Socialiste në çeljen e fushatës elektorale në Korçë, ndërsa akuzoi sërish qeverinë se po ushtron presion ndaj rrogëtarëve të shtetit, për të mbështetur Partinë Demokratike në fushatë.“Një falenderim me zemër për Korçën! Në prezantimet tona njerëzit i sjell zemra, ne të tyret frika se u heqin bukën e gojës! #Krenar për PS.”- shkruan Rama.Edhe Partia Socialistereferuar takimit të sotëm në Elbasan të Kryeministrit Berisha, ka denoncuar atë që e quajti përdorim të administratës nga PD për fushatë.