Zhduken tre fëmijë në Kurbin, policia nis kërkimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2013, 22:01
Tre të mitur janë zhdukur pa lënë gjurmë mbrëmjen e sotme në Fushë Milot të Kurbinit. Burime nga policia e këtij qyteti raportojnë se tre fëmijë 11-vjeçarë me inicialet K.SH., R.B. dhe E. H. rezultojnë të zhdukur që nga momenti kur dolën nga shkolla.Kanë qenë familjarët e tyre të cilët janë shqetësuar për mungesën e fëmijëve në shtëpi, të cilët më pas kanë bërë dhe denoncimin në komisariatin e Laçit. Uniformat blu kanë nisur kërkimin për gjetjen e fëmijëve.