Shkodër, Apeli nuk ndryshon vendimin,1.5 vite burg për Emiljano Shullazin
Përfundon seriali i shtyrjeve të gjyqit ndaj Emiljano Shullazit. Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që dënon Emiljano Shullazin dhe Elidon Harizajn me 1.5 vite burg nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.Numërohen 7 seanca gjyqësore të dështuara për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës, por sot gjykatësi Astrit Kalaja, me praninë në sallë edhe të dy të pandehurve, shqiptoi vendimin ndaj tyre, duke lënë në fuqi dënimin e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë.Emiliano Shullazi dhe Elidon Harizaj janë arrestuar nga Policia e Lezhës në qershorin e vitit të kaluar, në kryqëzimin e Shëngjinit, dhe aktualisht po vuajnë periudhën e burgimit në burgun e Shënkollit në Lezhë.Dy të pandehurit, Emiljano Shullazi dhe Elidon Harizaj, u ndaluan dhe u gjykuan nga Gjykata e Lezhës me akuzën e armëmbajtjes pa leje, pasi gjatë një kontrolli të bërë nga policia atyre u janë gjetur 2 armë pa leje, si dhe një mjet i blinduar me të cilin po lëviznin në drejtim të Shkodrës.Çështja në ngarkim të tyre fillimisht u gjykua në Lezhë, ku u vendos dënimi me nga 2 vite burg, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar të kësaj çështjeje u vendos që të dënoheshin me nga 16 muaj burg secili. Ky vendim i Gjykatës së Lezhës u apelua nga avokatët mbrojtës të Shullazit dhe të Harizajt, pasi ata kërkonin uljen e dënimit të dy klientëve të tyre. Por megjithëse ishin avokatët që apeluan vendimin për në Apel, ishin vetë ata që sollën dështimin e seancave.Ndërkaq Emiljano Shullazi është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi është arrestuar disa herë, ndërsa është dënuar për trafik droge.