Shqipëria pret muxhahedinët e parë iranianë
Kanë mbërritur në Tiranë të enjten 14 të dëbuarit iranianë, ndërsa pritet të mbërrijnë dhe qindra të tjerë.Organizata e Kombeve të Bashkuara bën të ditur se grupi i parë i pjestarëve të internuar të opozitës iraniane janë zhvendosur në Shqipëri nga një ish-bazë ushtarake amerikane pranë Bagdadit, ku ata mbaheshin si pjesë e procesit të zhvendosjes së tyre.Në një deklaratë të enjten, i dërguari i OKB-së Martin Kobler tha se 14 anëtarë të Muxhahedin-el-Halk mbërritën në Shqipëri të mërkurën vonë. Ky është grupi i parë nga 210 banorët të cilit ka pranuar qeveria shqiptare.Qeveria shqiptare ka deklaruar se është e gatshme të ofrojë strehim për 210 muxhahedinë dhe në këtë mënyrë i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së SHBA për strehimin e anëtarëve të grupit (Mojahedin-e-Khalq) MEK.Rreth 3,000 të dëbuar nga irani verilindore u zhvendosën në Irak në një kamp refugjatësh jashtë kryeqytetit të irakut Bagdad vitin e kaluar, si pjesë e një përpjekje për të siguruar largimin e tyre paqësore nga Iraku.Organizata e Muxhahedineve të popullit iranian ka deklaruar se jeta tyre në kampin Ashraf në Irak ka qënë në rrezik dhe për këtë arsye duhet të largoheshin të gjithë prej andej.Qeveria e Irakut po përpiqej të eksekutonte këtë organizate MEK, e cila luftoi përkrah forcave të Sadam Huseinit në 1980 në luftën midis Iranit dhe Irakut.(Mojahedin-e-Khalq) ose ndyrshe MEK janë një ushtri e urryer në Irak dhe Iran, pasi akuzohen për terrorizëm dhe masakra. Tashmë ata kanë mbetur pa atdhe dhe në rrezik për t'u shfarosur prej hakmarrjes së kurdëve dhe shiitëve të Irakut.Grupi i të dëbuarve kundërshton regjimin klerikale të Iranit dhe ka kryer vrasje bombardime në Iran para se të heqnin dorë nga dhuna në vitin 2001.