Akuzat e Ramës për drejtësinë, Halimi: Votoi kundër reformave në parlament
Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, reagon për deklaratat në Korçë të kryesocialistit Edi Rama lidhur me pushtetin gjyqësor. Në rrjetin social facebook, Halimi, thekson se kreu i opozitës përgjatë gjithë këtyre viteve ka sulmuar gjyqesorin drejtperdrejt si asnje lider i opozites ne bote.“I paparashikueshem si gjithnje, Edi Rama sot sulmoi qeverine per sistemin gjyqesor. Pergjate ketyre viteve ai ka sulmuar gjyqesorin drejtperdrejt si asnjelider i opozites ne bote. Sulmoi Kolegjin Zgjedhor duke i quajtur shurdhe dhe qorra, sepse ata kerkuan te numerohet cdo vote e hedhur nga qytetaret e Tiranes,te perkrahur plotesisht nga Komisioni i Venecias. Sulmoi gjyqtaret e Gjykates se Larte si hajdute dhe se licensoi hajdutet, pak ore pas vendimit per Meten. Doli e tha se drejtesia kishte vdekur se nxorri te pafajshem Meten. Sulmoi gjyqtaret e gjykates se shkalles se pare dhe apelit sa here ata nxirnin si mashtrues deputetet e tij shpifes dhe perbaltes, pa fakte dhe prova. I quajti gjykatat thertore para gjithe biznesit” shkruan Halimi.Më tej ndërsa thekson se sistemi gjyqesor eshte i pavarur, Halimi evidenton ato cfarë ka në dorë të bëjë qeveria, përpjekje të cilat sipas Ministrit kanë ndeshur vazhdimisht në grushtin e fortë dhe qëndrimin kundër të opozitës në parlament.“Te jemi te qarte, sistemi gjyqesor eshte i pavarur, por ja cfare ka ne dore dhe cfare ka kerkuar te beje qeveria; Qeveria ka ne dore te hartoje projektligje per te reformuar sistemin, por ligjet per gjykatat jane me 3/5. Qeveria hartoi vetem vitet e fundit me shume se 12 ligje per reformen dhe progres raporti i vjetshem i BE e quajti progres modern reformen ne drejtesi. Por a i votoi Edi Rama ato ligje qe i kerkonte Bashkimi Europian? Urdheroi voten kunder per reformimin e sistemit te drejtesise. Ai bllokoi te gjitha ligjet me 3/5 per 3 vjet dhe urdheroi deputetet e vet te mos votojne ligjet edhe kur ishin me shumice te thjeshte. Urdheroi votim kunder ligjit te rregjistrimit te pronave ne menyre digitale, Kunder ligjit per monitorimin elektronik te te denuarve, bllokoi per tre vjet Kodin Penal. Urdheroi votim kunder ligjit per One stop shop noteret.Urdheroi votim kunder ligjit per administraten gjyqesore, kunder rritjes se pagave te tyre. Votoi kunder 500 zonjave dhe zonjusheve qe punojne ne ato gjykata, dhe deputetja e tij i quajti qener dhe krimba ne parlament studentet e drejtesise. Per turp opozita! Qeveria kerkoi te ndertoje nje sistem gjyqesor transparent dhe digital. Qeveria kerkoi implementimin e gjithe sistemeve digitale ne cdo gjykate dhe ndertoi nje portal per te gjithe qytetaret. Projektet e qeverise u realizuan! Cdo gjykate sot ka nje sistem digital dhe trasparent per menaxhimin e ceshtjeve nga hedhja e padise deri ne perfundim te gjykimit. Cdo gjykate sot po instalohet sistemi audio recoding ku cdo qytetar mund te shohe dhe te degjoje 24 ore ne 24 se cfare ndodh ne gjykata” deklaron Ministri Halimi.Ministri i Drejtësisë sjell në vëmendje edhe bllokimin e projektit për ngritjen e gjykatës administrative, ndërsa shpreh sigurinë se ne 23 qershor qytetaret do te votojne kunder bllokimit dhe pro zhvillimit.“Qeveria kerkoi te ngrinte Gjykaten Administrative, projekti u bllokua nga Edi Rama. Nje nga tre ligjet e integrimit, ka te beje me reformimin e Gjykates se Larte, cka do te sillte me shume shpejtesi dhe cilesi ne gjykim. Projekti u bllokua nga Edi Rama. Sot nuk kemi Gjykate Adiministrative dhe Gjykate te Larte me te mire, per shkak te Edi Rames. Gjykata Administrative do te ishte ndihme e madhe per zgjidhjen e mosmarreveshjeve te biznesit, Gjykata e Larte do te ishte ndihme e madhe per drejtesine dhe gjyqesorin ne pergjithesi duke qene maja e sistemit. Te dy keto sherbime kaq te rendesishme per qytetaret nuk i kemi sot, sepse i ka bllokuar Edi Rama.Por ne 23 qershor qytetaret do te votojne kunder bllokimit dhe pro zhvillimit. Ne jemi ndryshimi..Perpara!” përfundon reagimi i Ministrit në facebook.