Pushimet verore në Shqipëri apo jashtë shtetit?

Stina e verës, e cila ka trokitur sjell edhe nevojën e pushimeve aq të nevojshme për të gjithë shqiptarët.Ndërkohë që situata politike për shkak të zgjedhjeve të 23 qershorit po nxehet, edhe temperaturat po shkojnë në të njëjtin kah me këto zhvillime.Njerëzit janë duke menduar se ku do t'i kalojnë këto muaj të nxehtë në shumë përmasa, në mal apo ne bregdet, brenda apo jashtë vendit? Agjencitë turistike na japin informacionet e para lidhur me këtë:Krahasuar me një vit më parë tendenca e udhëtimeve jashtë vendit mbetet në të njëjtat nivele, duke u lidhur ngushtësisht edhe me ekonominë e shqiptarëve për të shpenzuar për pushimet e tyre. Ndërsa destinacionet më të preferuara janë Greqia, Italia, Turqia dhe Spanja.Gjithsesi destinacioni më i favorshëm për familjet shqiptare dhe buxhetit të tyre të ulët, është Greqia për shkak të afërsisë dhe çmimeve të ulëta me të cilat ofrohen shërbimet në vendin fqinj të kapluar prej vitesh nga kriza ekonomike.