“Art pa kufinj” në Sarandë, Margarita Xhepa bën të flasin shqip autorët grek

Projekti teatri poetik dygjuhësh shqip e greqisht, "Art pa kufij" ka rikthyer në skenë aktoren Margarita Xhepa, "Artiste e Popullit" e "Nderi i Kombit".Në bashkëpunim me aktorin e shkrimtarin grek, Dino Kubatis dhe aktorin sarandiot, Anastas Nika, artistja Xhepa ka bërë të flasin në shqip autorët më të mirë të antikitetit grek, ndërsa poezitë e autorëve të njohur shqiptarë u lexuan në gjuhën helene.Në përfundim të shfaqjes, Luljeta Kubati, përfaqësuese e zyrës së UNESKOS në Athinë, i dha kryetarit të Bashkisë Stefan Çipa “Kurorën e Artë” për mbështetjen e lëvizjes artistike e kulturore në të dy anët e kufirit.“Kurorë e Artë” e UNESCO-s u akordua edhe për aktoren e shquar shqiptare Margarita Xhepa, për regjisorin dhe aktorin Dino Kubatis dhe aktorin sarandiot, Anastas Nika.