Vlorë, policia masa për mbarëvajtjen e sezonit turistik

Në një dalje per mediat Drejtori i Policise per Qarkun e Vlores eshte shprehur se jane marre te gjitha masat per mbarevajtjen e sezonit turistik per te shmangur incidentet qe mund te ndodhin.Sipas shefit te policise, Artan Cuku, ne Vlore do te kete patrulla te cilat do te levizin pergjate gjithe vijes bregdetare ne menyre qe te sigurohet qetesia per plazhistet vendas dhe te huaj, te cilët zgjedhin Vloren per te kaluar ditet e nxehta te veres.Cuku u shpreh se do te krijoje grupe te posacme qe do te jene disa çifte policesh nje femer dhe nje mashkull, te cilet do te levizin ne bulevardet kryesore dhe pergjate vijes bregdetare.Cuku eshte shprehur se nje arritje e madhe e policise se Vlores ka qene pikerisht, festat e 100 vjetorit te pavarësise, ku mbi 1.5 milione persona u dynden ne Vlore dhe fale punes se organizuar te Drejtorise se policise se qarkut Vlore u kalua me sukses.