Vlorë, bilanc i frikshëm aksidentesh në tre ditë, mungon sinjalistika rrugore

Ne tre dite tre aksidente ne qytet, dy me pasoje vdekje dhe nje ne gjendje te rende. Ky është bilanci i frikshëm që vjen nga Vlora, ende pa filluar siç duhet edhe fluksi i levizjeve me hapjen e sezonit turistik.Perpara disa ditesh nje automjet perplasi per vdekje nje 25-vjeçare, e cila po kalonte atje ku duhet te ishin vizat e bardha, por automjeti nuk respketoi asnje sinjalistikë. Një dite me vone nje 20- vjeçare u aksidentua po ne Vlore, duke rrezikuar jetën, ndersa mbasditen e se merkures nje tjeter aksident me pasoje vdekje u shenua ne qytetin bregdetar.Aksidenti ka ndodhur mbasditen e se merkures ku shtetasi Shpetim Gjinaj po udhetonte me mjetin e tij motor dhe eshte perplasur me bordurat e rruges transballkanike qe lidh lagjen “24 maji”. 37- vjeçari mori demtime te renda kryesisht ne koke dhe plage ne te gjithe trupin.Menjeherë ne vendngjarje mberriten forcat e policise dhe ambulanca e beri te mundur edhe transportimin e tij dret spitalit rajonal te Vlores per nje nderhyrje te mundeshme, por kjo ka qene e pamundur pasi trupi i tij ka mberritur i pa jete.Menjehere blute e Vlores nisen hetimet dhe si rezultat i tyre mendohet te jete shpejtesia e madhe e drejtuesit te automjetit që ka çuar në humbjen e kontrollit të mjetit dhe më pas dhe përplasjen me bordurat.Rruga transballkanike eshte kthyer ne nje rruge vdekjeje, pasi ne te kalojne çdo dite me mijëra kalimtare, femije, gra dhe aty pothuajse jane inekzistente tabelat vertikale, horizontale dhe sinjalistika elektronike dhe per kete shpesh here eshte kerkuar nga qytetaret nderhyrje imediate.