Kukës, qyteti përfshihet në ekspeditat turistike
Qyteti i Kukësit por edhe Hasi e Tropoja duket se po kthehen në një atraksion të madh turistik, jo vetëm për turistët e huaj por edhe ata vendas që asnjëherë më parë nuk kanë parë nga afër këtë rajon.Tanimë me ndërtimin e "Rrugës së Kombit" dhe ndërtimin e rrugëve të tjera që të çojnë në destinacione të ndryshme turistike, ky rajon është përfshirë edhe në hartën e ekspeditave që realizohen nga studentët e Universiteteve të ndryshme të vendit.Ky grup studentësh vijnë nga qyteti i Elbasanit dhe vizitën në Kukës e kanë për herë të parë. Ata shprehen se qyteti ka çfarë t'iu ofrojë turistëve.Sektori i turizmit tashmë është kthyer në mundësinë më të madhe për zhvillimin e rajonit të Kukësit, duke qenë se resurset e tjera ende nuk janë bërë lehtësisht të shfyrtëzueshme, duke përjashtuar këtu burimet ujore që tanimë po shfrytëzohen për ngritjen e hidrocentraleve dhe prodhimin e energjisë.Në qarkun e Kukësit projektet për zhvillimin e turizmit malor po tërheqin interesin e komunitetit dhe donatorëve të ndryshëm.