Sherr mes adoleshentësh, plagoset me thikë 17-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2013, 15:29
Një sherr mes adoleshentësh ka lënë të plagosur njërin prej tyre. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme jashtë ambienteve të shkollës "Jeronim de Rada" në Elbasan, ku është plagosur me thikë 17-vjeçari K.Llozi.I riu është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë bërë të mundur vetëm disa minuta pas ngjarjes edhe arrestimin e autorit të dyshuar për plagosjen, 17- vjecari me inicialet E.M, banor i fshatit Jagodinë. Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.