MPJ dënon sulmet në Turqi

Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënon fuqishëm sulmet vdekjeprurëse të ndodhura një ditë më parë në qytetin Reyhanli të Turqisë, në kufi me Sirinë, ku humbën jetën dhjetëra vetë.Në një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti dërguar homologut turk  Ahmet Davutoglu, Ministri i Jashtëm Aldo Bumçi thekson se mbështet qeverinë turke për t`i vendosur fajtorët para drejtësisë"Mësova me keqardhje të thellë lajmet për sulmet vdekjeprurëse në Reyhanli. Qeveria Shqiptare dënon fuqishëm këto akte të shëmtuara kundër një aleati të NATO-s dhe mbështet popullin dhe Qeverinë e Turqisë për t'i nxjerrë vendosmërisht fajtorët e këtij sulmi para drejtësisë. Në këto momente dhimbjeje më lejoni t'ju shpreh, përmes Jush, ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave si dhe ndjenjat e simpatisë së thellë dhe solidaritetit për popullin turk", përfundon mesazhi i Bumçit dërguar homologut të tij turk Davutoglu.