Durrës, vritet thikë 20-vjeçari, arrestohet autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2013, 13:28
Një sherr mes dy të rinjve ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen edhe njëri prej tyre.Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen "Iliria" të qytetit të Durrësit ku 20-vjeçari Fatos Daci u qëllua me thikë nga 18-vjeçari Xhulio Leka pas një zënke me këtë të fundit për motive banale.Menjëherë i riu është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit por ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.Ndërkohë menjëherë pas ngjarjes forcat e policisë nisën kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes dhe brenda pak minutave arritën të bëjnë të mundur edhe arrestimin e tij.