Gjykata e Tiranës dënon me 8 muaj burg ish-bosin e firmës "Populli"
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 8 muaj burg për falsifikim dokumentash Bashkim Drizën, ish-administratorin e firmës piramidale “Populli”.Edhe pse Prokuroria kishte kërkuar tre vjet burg për 55-vjeçarin, i cili është shpallur në kërkim ndërkombetar prej vitesh për mashtrim, trupi gjykues e ka dënuar atë vetëm me 8 muaj burg.Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar tre vjet burg për 55-vjeçarin, i cili është shpallur në kërkim ndërkombetar prej vitesh pasi është dënuar me 16 vjet burg për mashtrim.Sipas prokurorisë, në kohën që fshihej në Republiken Domenikane, Bashkim Driza ka falsifikuar dokumentat duke shitur një truall në Tiranë që e kishte në bashkëpronësi me të shoqen.Sipas prokurorisë, Driza ka falsifikuar firmën e të shoqes dhe hetimet treguan se gruaja nuk ka qenë kurrë në Republiken Domenikane.Ndërkohë Bashkim Driza është dënuar 10 vjet më parë me 16 vjet burg për vjedhje me ane të mashtrimit të mijëra njerëzve nëpërmjes firmës piramidale “Populli” në vitin 1997.