Kandidimi për deputet,Vëzhguesit vendor: Funksionarë të lartë s`janë dorëhequr
Zyrtarë dhe funksionar të lartë ende nuk kanë dhënë dorëheqen nga posti edhe pse janë zyrtarisht kandidatë për deputet. Përveçse një vendim individual, këtë situatë e kanë krijuar edhe hapësirat që ka vetë kodi.Neni 63 përcakton se drejtuesit e pushtetit vendor duhet të dorëhiqen në rast se garojnë për deputet dhe që sipas koalicionit të vëzhguesve Vendor Keltis Kruja ish prefekti i qarkut Tiranë dhe Lindita Nikolla ish kryetarja e njësisë bashkiake nr. 1 ka dhënë dorëheqje brenda afatit.Problemi qëndron se funksionar të lartë si zv ministri i Brendshëm Arben Ristani, Bardh Spahia, zv ministër i shëndetësisë, Helidon Bushati, drejtori i QSUT-së dhe Ardian Kollozi, drejtori i Aluiznit ende nuk janë dorëhequr nga posti që mbjanë.Partia Demokratike hap zyrtarisht fushatën në 13 maj ndërsa Partia Socialiste ende nuk ka zyrtarizuar asgjë. Premto Gogo përfaqësuesi i koalicionit vendor thotë se në kundërshtim me kodin zgjedhor fushata ka nisur muaj më parë pa pritur datën 23 maj, data kur duhet të niste fushata e partive politike.Kualicioni i vëzhguesve vendor së shpejti do të publikojnë raportin e dytë parazgjedhor duke evidentuar problemet dhe shkeljet që nga fushatata përpara kohe e deri tek problemet e listave.