Berisha me biznesin në Elbasan: Modeli Rama-Kokëdhima, i rrezikshëm

Pas inagurimit të nisjes së punimeve për ndërtimin e HEC-it të Banjës, kryeministri Berisha zhvilloi dhe një townhall me biznesin në Elbasan.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha premtoi përmirësim të klimës për biznesin si dhe ulje të mëtejshme të taksave."Programi ynë ka pasur qëllimin më madhor të bëjmë gjithçka për uljen e taksave dhe për tu përpjekur për të ofruar shërbime më të mira. Kjo filozofi arriti të funskionojë që në këtë kohë shtrëngate ekonomike, shtrëngate të paparë, anija e këtij vendi të vogël nuk u përpas me shkëmbinjtë. Komisioni Evropian shpalli se Shqipëria është një nga katër vendet jashtë BE që pati rritje ekonomike. Shqipëria pati ulje të papunësisë, kjo ishte merita juaj. Ndaj ju them se ka funksionuar filozofia jonë, ne ju mbështesim ju sepse ju krijoni vendet e punës” tha Berisha.Kryeministri theksoi më tej se ideja e PS-së për të shkatërruar të pasurit është rrënuese ndërsa sulmoi edhe kryesocialistin Rama dhe biznesmenin Koço Kokëdhima."Ky zotëri që promovon këto është një bosh një bosh absolut në aspektin ekonomik, pasi ai është piktor. Edhe unë jam doktor por je i detyruar të mësosh ose të flasin këshilltarët. Po të dalësh me platforma të tilla sipas të cilave GDP duhet të matet si dhe krijimin e zyrës pranë kryeministrit për ankesat e qytetarëve, këto janë të rrezikshme. Njeriu që del në piedestral si truri i tij ekonomik, Koço Kokëdima. Unë i dija marrëdhëniet mes tyre dhe askush nuk e besonte kur unë thosha që ai është kryetari i PS.  Tani ky vjen me një njeri që është armik i betuar i investimeve të huaja.  Ky model që serviret është absolutisht i rrezikshëm" theksoi kryeministri.