Homofobët do të dënohen me 5 vite burg, personat publik i kanë diskriminuar më tepër

Homoseksualët janë fyer më tepër publikisht nëpërmjet deklaratave të bëra nga autoritete të njohur dhe në komente në rrjete sociale se sa janë paragjykuar në jetën e tyre të përditshme nga shoqëria. Por tashmë duke nisur nga java e ardhme homofobia do të përbejë një vepër penale nëse paragjykohen e komentohen publikisht personat me orientim seksual të ndryshëm.Dënimi në këtë rast është deri në 5 vite burg. Nga propozimi i Avokatit të Popullit tek rekomandimet e Komisionit për mbrojtjen nga diskriminimi, homofobia është miratuar edhe nga paralamenti me 84 vota pro. Komsionerja për mbrojten ndaj diskriminimit, Irma Barku, tha se këta persona janë të mbrojtur me ligj.Në zyrat e Komisioni janë paraqitur gjithsej 17 shqetësime se nga prirjet e tyre seksulae janë paragjykuar, në punë, në insitucionet e arsimit etj. Homoseksualët zënë vendin e parë si më të diskriminuar , kjo ose janë më të guximshëm ose më të prekur nga fyerjet.Ligji për homofobitë do të ketë zbatimin e tij sapo të botohet në Fleroren zyrtare. Ndërsa paragjykimet ndaj këtyre personave janë parë si një shqetësim në vend edhe nga faktori ndërkombëtar, sepse një nga kriteret e integrimit të Shqipërisë në BE është garantimi i të drejtave të njeriut, ku përfshihen edhe të drejtat e komunitetit LGBT.